
Armando Sadiku
Armando Sadiku është kthyer në pikë kyçe për ekipin e Goa në Indi. Sulmuesi shqiptar ka “shpërthyer” sapo u transferua te ekipi i Goa-s, teksa në 6 ndeshje deri më tani ka shënuar plot 6 gola.
Megjithatë, duket se bomberi kuqezi nuk është i kënaqur me atë ç’ka arritur deri më tani. Me anë të një foto të publikuar në Instagram ku është në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit, Sadiku shkruan:
“Ende shumë për të luftuar! Vamos Goa!”, duke lënë që të kuptohet se gjithçka sapo ka filluar.
Kujtojmë që 33-vjeçari u transferua këtë verë nga Mohun Bagan te Goa si lojtar i lirë, për shkak se i kishte përfunduar kontrata.
View this post on Instagram
Poll