Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Gjiganti grek ofertë Myrto Uzunit, sulmuesi përgatit largimin nga Granada

Shkruar nga NEWSPORT
Gjiganti grek ofertë Myrto Uzunit, sulmuesi përgatit largimin nga
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni me shumë gjasa nuk do të qëndrojë te Granada sezonin e ri. Sulmuesi shqiptar nuk dëshiron të jetë edhe një herë tjetër në LaLiga2 pas rënies së bardhekuqve nga elita. Beratasi kërkon një aventurë të re në një kampionat më të fortë dhe mundësisht në një ekip që luan në kupat europiane.

Pas interesimit të Sevilla, mësohet se në drejtim të Uzunit ka ardhur një ofertë nga Panathinaikos. Mediat helene raportojnë se gjiganti grek dëshiron të përforcojë repartin e sulmit dhe sulmuesi shqiptar është në krye të listës së merkatos.

Për Uzunin do të ishte rikthim në Greqi pasi më parë ka jetuar në një ishull gjatë fëmijërisë, por do të jetë hera e parë si futbollist i nivelit të lartë. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Uzunit, por ajo që është e sigurt është se ai nuk do të jetë pjesë e Granada sezonin e ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga