Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Gati për të nisur një aventurë të re në karrierë, Taulant Xhaka mesazh falenderues për FSHF-në

Shkruar nga NEWSPORT
Gati për të nisur një aventurë të re në
Taulant Xhaka pas diplominit ne UEFA B

Taulant Xhaka ka kryer me sukses kursin në FSHF, teksa ka marrë edhe Diplomën UEFA B për trajner. Një hap i rëndësishëm ky për ish-mesfushorin e Shqipërisë, i cili pritet të nisë një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.

Pasi është diplomuar me UEFA B ka bërë një postim në rrjetet sociale. Xhaka falenderon FSHF-në, Sulejman Starovën, Alban Tafajn dhe Armand Dukën për punën dhe përkushtimin.

“Faleminderit FSHF!

Një falënderim i madh për Federatën Shqiptare të Futbollit për mbështetjen dhe mundësinë.

Faleminderit profesorëve Sulejman Starova dhe Alban Tafaj për punën, dijen dhe përkushtimin.

Një falënderim i veçantë për Armando Dukën për besimin dhe mundësinë për t’u zhvilluar më tej.

Krenar që përfundova me sukses Diplomën UEFA B”, ka shkruar ish-i kuqezi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34)

Poll

Lexo gjithashtu