Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Futi “n’xhep” sulmuesit e Liverpool, Berat Gjimshiti në garë për Lojtarin e Javës të Europa League

Shkruar nga NEWSPORT
Futi “n’xhep” sulmuesit e Liverpool, Berat Gjimshiti në
Berat Gjimshiti

Atalanta eliminoi Liverpool nga Europa League duke shokuar gjithë botën e futbollit dhe mbi të gjitha, ‘i uli hundën’ futbollit anglez. Italianët turpëruan ‘The Reds’ në ndeshjen e parë duke i mposhtur me rezultatin 0-3 në mes të Anfield që mbahet si stadiumi mitik dhe fortesa e pathyeshme e Liverpool.

Sfida e kthimit në Bergamo u fitua minimalisht nga djemtë e Klopp, por nuk mjaftoi. Një ndeshje e kontrolluar nga ekipi i Gasperinit ku mbrojtja shkëlqeu përballë sulmuesve të Liverpool.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ishte lideri i padiskutueshëm i prapavijës zikaltër duke u kthyer në një mur për sulmuesit kundërshtar. Në fund ai u shpall më i miri për Atalantën dhe performanca e tij mbreslënëse bëri që UEFA ta vendosë si një nga 4 kandidatët për Lojtarin më të Mirë të Çerekfinales së dytë.

Për të shpallur fitues kapitenin kuqezi, klikoni LINKUN MË POSHTË:

VOTO BERAT GJIMSHITIN:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga