Dario Daka është prurja e re në Kombëtaren U21. Sulmuesi 20-vjeçar siç duket ka fituar besimin e Alban Bushit, me trajnerin e Shpresave që e grumbulloi për miqësoret e nëntorit kundër Moldavisë.
Megjithatë kjo ftesë ka ardhur në një moment të ‘trazuar’ për sulmuesin shqiptar. Ky i fundit momenalisht aktivizohet me të rinjtë e Leçes, ekip që militon në Serie A.
Por debutimi me ekipin A ku aktivizohen Medon Berisha dhe Ylber Ramdani nuk erdhi kurrë. Prandaj largimi i tij nga Leçe në merkaton e janarit duket i sigurtë.
Ofertat për të nuk mungojnë, teksa Daka shpreson dhe te paraqitjet e mira me Kombëtaren u21. Në këtë mënyrë do të shtonte admiruesit, ku do të debutonte si profesionist.
Poll