Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FSHF nuk PËRMBAHET para Çekisë, 5 ish-ët kuqezi rikthehen në "Air Albania"

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF nuk PËRMBAHET para Çekisë, 5 ish-ët kuqezi rikthehen
Roshi - Cikalleshi - Balaj

Bekim Balaj dhe Odise Roshi iu shtuan listës së futbollistëve që u tërhoqën nga Kombëtarja. Pjesë e kësaj liste janë edhe Klaus Gjasula, Ermir Lenjani dhe Sokol Cikalleshi mbyllën aventurën e tyre me kuqezinjtë pas Euro 2024.

Kontributi i tyre është i padiskutueshëm, ku paraqitjet dhe golat e shënuar kanë ndihmuar kuqezinjtë të shkojnë drejt arritjeve të mëdha. Për të nderuar veteranët e Kombëtares, FSHF-ja ka menduar t’i surprizojë.

Para startit të sfidës me Çekinë që do të luhet ditën e nesërme në “Air Albania” në orën 20:45 do të organizohet një ceremoni ku do të nderohen 5 ish-ët e skuadrës. Gjasula, Lenjani, Cikalleshi, Balaj dhe Roshi do të ketë mundësitë të zbresin edhe njëherë tjetër në “Air Albania” dhe të shijojnë emocionet e forta para tifozëve kuqezi për të mbyllur kështu një cikël fantastik në Kombëtare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga