Te Kombëtarja të gjithë u veshën “shik” gjatë ditës së sotme, për të shkrepur foton zyrtare të Europianit. Taulant Seferi nuk ka ngurruar po ka postuar më tepër në instagramin e tij.
Shokët e skuadrës nuk mund ta humbnin këtë moment, për të shkruar komente gazmore. Ndër to dallon i pari Ismajli që thotë “Urime martesa zemra ime” dhe Arlind Ajeti me “Urime synetia evlad”.
Nuk mund të mungonte Mirlind Daku me sensin e humorit të tij. “Urime Semi Matura”, teksa të gjithë qeshin me komentet.
Kujtojmë se Shqipëria do të luajë të premten ora 19:00 kundër Azerbajxhanit. Ky do jetë testi i fundit miqësor para Euro2024, që mbahet në Gjermani.
View this post on Instagram
Poll