Nedim Bajrami
Nedim Bajrami luajti si titullarë në sfidën që Rangers barazoi 0-0 me Falkirk, duel ky i vlefshëm për javën e 14-të të Premiership. Në këtë sfidë shqiptari qëndroi për 75 minuta, ku arriti të merrte vëmendjen.
Falë paraqitjes së tij në fushën e lojës, Bajrami është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 14-të në Skoci. Madje nga “Soffascore” është vlerësuar me notën 7.6.
Kujtojmë se për Bajramin kjo është ndeshja numër 7 në këtë sezon që luan në kampionat, në total ka qenë në fushë për 160 minuta.
Poll
