Mirlind Daku është rikthyer në Kombëtare, me Sylvinhon që ka vendosur ta ketë nën urdhrat e tij për duelet me Çekinë dhe Gjoergjinë. Mungesa e Rey Manaj ka bërë që Daku të ‘thirret’ në aksion për të dhënë kontributin e tij në dy sfidat e ardhshme.
Menjëherë pasi është shpallur lista e Komëbtares ka ardhur edhe reagimi nga sulmuesi kuqezi. 26-vjeçari ka ripostuar në “Insta-Story” listën e Kombëtares, ndërsa e ka shoqëruar me një zemër të kuqe dhe me flamurin kuqezi.
Kujtojmë se Daku më 7 shtator të vitit të kaluar ka debutuar me Kombëtaren. Me kuqezinjtë ka luajtur në 6 sfida dhe ka mundur të shënojë edhe një gol kundër Polonisë në fitoren 2-0 të Kombëtares, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.