
Juljan Shehu
Juljan Shehu duket se po përjeton momentet më të mira në karrierën e tij futbollistike. Mesfushori para pak ditësh shënoi tjetër gol me skuadrën e tij në fitoren 2-0 që Widzew Lodz mori ndaj Lechia Gdansk.
Një paraqitje mjaft pozitive nga shqiptari, i cili është padiksutim një lider te skuadra polake. Për këtë ky është goli numër 3 që shënon në kampionat, teksa ka dhënë edhe 1 asist.
Kështu në Poloni e kanë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 27-të të kampionatit. Gjithashtu është vlerësuar me notën 7.9.
Juljan Shehu
Poll