
Bayern Munich ka mbyllur me sukses fazën përgatitore, duke mposhtur në miqësore zvicerianët e Grasshoppers. Sfida e zhvilluar në qendrën stërvitore të bavarezëve u mbyll me rezultatin e thellë 4-0.
Titullar për Grasshoppersnë këtë sfidë ishte dhe Amir Arbashi. Mesfushori i Kombëtares shqiptare luajti nga fillimi e deri në fund, teksa në krah mbante dhe shiritin e kapitenit.
Madje në fundin e këtij takimi, shqiptari u bë protagonist dhe u kap nga kamera kryesore. Abrashi shkoi pranë Joshua Kimmich, të cilit i kërkoi fanellën. Mesfushori gjerman nuk ngurroi dhe hoqi bluzën e tij për t’ia dorëzuar 34-vjeçarit nga Gjakova.
Një gjest mjaft i bukur edhe për Kimmich që tregon profesionalizëm. Por edhe Abrashi një profesionist i vërtetë dhe me këmbë në tokë, i cili me gjithë përulësi i kërkon bluzën një prej më të mirëve në botë.
