Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Amir Abrashi titullar dhe kapiten, por Bayern Munich luan "poker" me ekipin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Amir Abrashi titullar dhe kapiten, por Bayern Munich luan
Amir Abrashi / Bayern Munich

Bayern Munich ka mbyllur me sukses fazën përgatitore, duke mposhtur në miqësore zvicerianët e Grasshoppers. Sfida e zhvilluar në qendrën stërvitore të bavarezëve u mbyll me rezultatin e thellë 4-0.

Si fillim ishte Olise ai që kaloi Bayernin në avantazh. Sulmuesi i talentuar francez i cili u afrua këtë verë te bavarezët gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 12-të. Ky ishte dhe goli i vetëm përsa i përket pjesës së parë të kësaj sfide.

Me nisjen e pjesës së dytë Bayerni vazhdonte që të ishte dominant, duke shënuar edhe 3 gola të tjerë. Kanë në minutën e 47-të, Tel në të 68-tën dhe Thomas Muller në minutën e 91-të, mbyllën sfidën me “poker” golash.

Në krahun tjetër, titullar për Grasshoppers ishte dhe Amir Arbashi. Mesfushori i Kombëtares shqiptare luajti nga fillimi e deri në fund, teksa në krah mbante dhe shiritin e kapitenit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga