
Qazim Laçi
Qazim Laçi vazhdon të shkëlqejë në Çeki me skuadrën e Sparta Prague. Pavarësisht humbjes që morën ndaj Liberec, sërish mefushori i Kombëtares ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës.
Për këtë paraqitja e tij është vlerësuar nga “Soffascore”, me Laçin që tashmë është zgjedhur në formacionin e javës së 26-të të kampionatit çek. Gjithashtu është vlerësuar me notën 7.8.
29-vjeçari në këtë sezon me skuadrën çeke ka mundur të luajë në 38 ndeshje, duke shënuar 3 gola dhe ka dhënë gjithashtu edhe 5 asiste. Kujtojmë se Laçi është një nga futbollistët e grumbulluar nga Sylvinho për duelet me Anglinë dhe Andorrën, që kuqezinjtë do të luajnë më 21 dhe 24 mars.

Poll