
Ylber Ramadani - Medon Berisha
Ylber Ramadani në ndeshjet e fundit ka humbur vendin e titullarit te skuadra e Lecces. Mesfushori ka qëndruar në stol, teksa vendin e tij në formacion e ka zënë Medon Berisha.
Por nuk është aspak momenti për t’u dorëzuar. Mesfushori ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku në foto është Cristiano Ronaldo dhe disa shprehje motivuese.
“Dështove. Provoje përsëri”, shkruhet në postimin e Ramadanit. Kujtojmë se ish-i i Partizanit në këtë sezon në Serie A ka arritu të luajë në 16 ndeshje dhe ka dhënë edhe 1 asist.

Poll