Rey Manaj ka dëmtuar ‘yllin’ e kombëtares turke dhe reagimet kanë qenë të shumta. Episodi i ndërhyrjes së shqiptarit ka qenë në rendin e ditës në Superligën turke.
Nuk ka vonuar dhe komenti nga ana e babait të lojtarit të lënduar. Yilmaz nuk ka thyer këmbën, por dyshohet për fraktura.
I ati i Baris Alper Yilmaz nuk mund të qendronte indiferent pas asaj që ndodhi. Ai ka komentuar në Instagram ndaj sulmuesit shqiptar.
“Manaj do të doja të të shihja nga afër. Dua të takohemi. Do të takohemi me patjetër, shihemi.”, u shpreh babai i Yilmaz.
Poll