Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTO/ Gjimshiti me paraqitje FANTASTIKE, mbrojtësi shqiptar në Formacionin e Javës përkrahë "yjeve" në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Gjimshiti me paraqitje FANTASTIKE, mbrojtësi shqiptar në
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti kreu një paraqitje solide dhe fantastike në mbrojtje ditën e djeshme në Champions për llogari të Atalantës. Bergamaskët fituan ndeshjen në Gjermani përballë Stuttgart me rezultat 0-2 dhe më e rendësishmja pa pësuar asnjë gol.

Fal mbrojtjes brilante të ekipit që i dedikohet legjionarit shqiptar, ky i fundit u vlerësua si lojtari i ndeshjes dhe tani vjen një tjetër akordim prestigjoz. Shqiptari spektakolar është përfshirë në Formacionin e raundit, të përzgjedhur nga Sofascore. Berati me notën maksimale 8 ndan repartin me Kim të Bayernit dhe Flamingo të PSV, teksa në portë është një emër profesionisti të vërtetë si mike Maignan.

Në 11-shen e javës Berati ka privilegjin të jetë përkrahë “yjeve” me peshë si Gyokeres, Diaz apo edhe raphinha. Këta janë lojtarë deciziv që zgjidhin ndeshjet në shumë raste, siç ndodhi këtë raund ku si kolumbiani Diaz apo edhe suedezi gyokeres shënuan hat-trick. Një nder i madh për shqiptarin e Atalantës të jetë në një ekip kaq cilësorë.

FOTO/ Gjimshiti me paraqitje FANTASTIKE, mbrojtësi shqiptar në
Formacioni i javës në Champions League

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga