
Mario Mitaj
Sot është një ditë e veçantë për një nga liderët e Kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për Mario Mitajn.
Mbrojtësi feston 22-vjetorin e tij të lindjes. E në këtë ditë speciale për të janë të shumta urimet. Një prej tyre vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Armand Duka.
“Gëzuar ditëlindjen Mario Mitaj”, është mesazhi i urimit nga kreu i FSHF-së. Siç dihet, mbrojtësi është një pikë kyçe e Kombëtares, i cili pavarësisht moshës relativisht të re, në fushën e lojës bën rolin e një veterani, ku ia ka dalë të “gozhdojë” vendin e titullarit.

Poll