
Elham Kastrati ka mbyllur një sezon mjaft të vështirë me Cittadella në Serie A. skuadra italiane ia doli mes shumë vështirësive të mbijetojë në këtë kategori, teksa e mbylli sezonin në vendin e 14-të me 46 pikë.
Por pavarësisht paraqitjeve jo shumë pozitive të skuadrës nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Kastratin. Gardiani kuqezi ka zhvilluar ndeshje të mira në këtë sezon, teksa i aka dalë të ndihmojë skuadrën me pritjet e tij.
Janë plot 13 ndeshje ku Kastrati ka mbajtur portën e paprekur. 27-vjeçari ka mundur të kyçë katërkëndëshin në këto ndeshje, duke qenë vendimtar me pritjet e tij në qëndrimin e Cittadellas në Serie B.
Para tij kanë bërë më mirë vetëm dy portierë, të cilët nuk kanë pësuar gol në 13 ndeshje. Sigurisht këto janë paraqitje fantastike të kastratit para grumbullimit me kombetaren shqiptare në Euro 2024 dhe padiksutim diçka e tillë gëzon Sylvinhon.
