
Rey Manaj
Askush nuk arrin të bëjë më mirë se Rey Manaj në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare sin ë çdo ndeshje edhe në fundjavën e kaluar ishte protagonist për Sivasspor.
Lushnjari ia doli të asistonte në fitoren 3-1 që Sivasspor mori ndaj Istanbulspor. Por jo vetëm kaq, pasi Manajt iu anulua një gol dhe një penallti nga VAR-i, i cili i prish festën shqiptarit.
Megjithatë, kjo nuk e ndal aspak Rey-n, i cili me paraqitjet e tij ka arritur të jetë pjesë e formacionit të javës së Turqi. Tashmë jemi mësuar, se falë formës së tij fantastike ka qënë thuajse çdo javë pjesë e 11-tëshen. Këtë herë nga “Soffascore” është vlerësuar me notën 8.3 dhe asnjë lojtar tjetër nuk ka bërë më mirë se Manaj.
Poll