Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Fitoi Kupën e Greqisë dhe valviti flamurin shqiptar në tokën "armike", Klidman Lilo “shtyn” përpara: Pres ftesën nga Kombëtarja, Manuel Neuer…  

Shkruar nga NEWSPORT
Fitoi Kupën e Greqisë dhe valviti flamurin shqiptar në tokën
Klidman Lilo dhe Manuel Neuer

Portieri shqiptar Klidman Lilo, po bën “bujë” në tokën helene. Së fundmi, talenti fitoi Kupën e Greqisë me OFI Crete, e arritur pas kohës shtesë kundër PAOK, duke habitur jo pak.

Lilo ka dhënë një prononcim për “RTSH”, duke treguar pritjen që iu “servir” në Greqi dhe rritjen profesionale të skuadra nga Kreta. Po ashtu, 23-vjeçari u ndal edhe te pritja për ftesën e Kombëtares apo “frymëzuesin” Manuel Neuer:   

“Eksperienca te OFI Crete, pavarësisht se ende nuk kam mbush 1 vit, kam kaluar shumë bukur. Edhe me ekipin, gjithçka ka vajtur mirë. Pas 39 vitesh, fituam prapë Kupën e Greqisë. Jam shumë i lumtur për këtë arritje.

Moment historik dhe jam pjesë e saj. Si çdo lojatr që kishte flamurin e vetë, edhe unë kisha flamurin e vendit tim. Dua të falënderojë Greqinë për çdo gjë që ma ka ofruar mua dhe familjes sime. Ka shumë tifozë të flaktë të OFI Crete dhe e ndjekin skuadrën kudo.

Ish-portieri Arjan Beqja është legjendë te ekipi. Të gjithë flasin fjalët më të mira për atë. Ka bërë shumë gjëra të mëdhaja për ekipin. Kur erdha në verë këtu, babai më tha se je shqiptari i dytë që do luash në këtë skuadër, pasi ka luajtur më parë Beqja.

E njoha dhjetorin e kaluar, është njeri shumë i mirë. Kam mjaft respekt për atë. Jam aktivizuar me U-21 të Shqipërisë. Normal, më bëri shumë të lumtur dhe krenar që mora pjesë. Dua të falënderoj trajnerin Alban Bushi, i cili më dha mundësinë.

Ëndrra ime si çdo lojtar është të jem me Kombëtaren e madhe. Diçka që e pres shumë. Do Zoti vjen sa më shpejtë. Portieri që më ka pëlqyer shumë ka qenë gjithmonë Manuel Neuer. Mund të them edhe Buffon”.     

Poll

Lexo gjithashtu