
Lucas Çekrezi dhe Rikardo Sheji kanë arritur të shpallen kampionë në Itali në kampionatin e 17-vjeçarëve. Futbollistët e Kombëtares U-17 kanë ngritur lart trofeun e titullit, duke “vulosur” kështu një sezon fantastik me Torinon, madje duke festuar edhe me flamurin shqiptar.
Fitorja e fundit ndaj Milan me rezultatin e përgjithshëm 5-3 bëri që torinezët të hapnin “shampanjën” dhe Cekrezi si kapiteni i ekipit të ngrinte lart trofeun. Padiskutim festa për ta është e gjitha legjitime dhe tashmë dy talentët shqiptarë kanë shkruar emrin e tyre me “germa” të arta në historinë e futbollit italian.
Kujtojmë se Çekrezi në këtë sezon ka luajtur me Torinon në 22 ndeshje, duke qenë në fushë për 1.791 minuta, ndërsa Sheji ka qenë protagonist në 20 sfida, ku ia ka dalë të shënojë 2 gola dhe të dhurojë edhe 2 asiste.
View this post on Instagram