Ekipi i Trabzonspor mori një fitore “thriller” përballë Basaksehir me rezultatin 4 – 3. Pjesa e parë u mbyll 2 – 1 për skuadrën nga Stambolli.
Gjithçka ndryshoi kur Ernest Muçi u fut në fushë. Sulmuesi shqiptar i dërgoi shifrat pëkohësisht 3 – 2 dhe në minutën e 101 i dha fitoren të tijëve. Të dhënat e Muçit pas ndeshjes janë tjetër nivel, fenomenal.
Duke filluar me 100% saktësia e pasimeve, 2 goditje në kuadrat dhe 2 gola, 22 prekje të topit, 1/1 driblim, 1 rikuperim dhe 3/2 duele të fituara. "SofaScore" i jep notën më të lartë, 9.0.
Kjo rezyme flet qartë dhe saktë, Ernest Muçi është rikthyer në versionin e tij më të mirë. Pritja e gjatë për të shënuar golat e parë te Trabzonspor ia vlejti, aq me tepër në një ndeshje kaq delikate dhe “dramatike” për mënyrën se si rrodhën ngjarjet.
