Edi Reja ka folur në Gazzetta dello Sport në prag të sfidës Cagliari-Atalanta në Serie A. Ish –trajneri i Kombëtares ka folur për derbin e dy shqiptarëve si Alen Sherri dhe Berat Gjimshiti.
Kujtojmë që tekniku italian, i cili nuk pati dhe aq sukses tek kuqezinjtë ka drejtuar gjithashtu ekipin ishullor ku aktivizohet gardiani i Kombëtares, një ish-i Egnatias.
“Sardenja, një tokë e mrekullueshme. Jam i lidhur shumë me këtë zonë, edhe pas ikjes që aty. Cagliari do të ketë publikun në krah që do t’i shtyjë.
Atalanta ka një sulmues klasik si Retegui, ai nuk luan me referencë. Gasperini është shumë i mirë dhe ka qenë. E mbaj mend sa shumë kam vuajtur kur jam përballur me të në pankinë.
Lookman bën gjëra të mrekullueshme me topin në këmbët e tij. Por, unë jam i lidhur romantikisht me Gjimshitin, që e kam pasur si në Bergamo, edhe tek Shqipëria.”, u shpreh Reja.