Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E RËNDË/ Pas Marash Kumbullës, Sylvinho “humb” mbrojtësin tjetër titullar te Shqipëria para Serbisë

Shkruar nga NEWSPORT
E RËNDË/ Pas Marash Kumbullës, Sylvinho “humb”
Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti

Në bazë të raportimeve të fundit nga mediat italiane (Gazzetta Dello Sport dhe TuttomercatoWeb), bëhet e ditur se Ardian Ismajli pas testeve instrumentale në lidhje me dëmtimin që pësoi në Tardini ndaj Parmës, rezulton se 29-vjeçari shqiptar ka një tendosje të pjesshme të muskulit gjysmëtendinoz në kofshën e tij të djathtë.

Është e sigurtë se Ismajli nuk ka asnjë shans të jetë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për takimin me Serbinë në 11 tetor. Pas Marash Kumbullës si i padisponueshëm për shkak të problemeve fizike, një tjetër lojtar stabël në prapavijën e Kombëtares do jetë jashtë.

Tashmë opsionet janë reduktuar ndjeshëm përsa i takon mbrojtjes, aq me tepër kur dy futbollistët në fjalë janë më shumë se sa thjeshtë të rëndësishëm në këtë repart. Të paprekur nga dëmtimet deri tani që edhe mund të jenë titullar si “shtylla” ndaj Serbisë janë kapiteni Gjimshiti dhe Arlind Ajeti, pa përjashtuar mbrojtësin dinamovitë Naser Aliji.       

Poll

Lexo gjithashtu