Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E pret ndeshja e “jetës” në Serbi, Myrto Uzuni merr “bekimin” nga familja

Shkruar nga NEWSPORT
E pret ndeshja e “jetës” në Serbi, Myrto Uzuni merr
Myrto Uzuni me familjen

Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni po përjeton formë mbreslënëse te Austin në MLS (Liga Amerikane e Futbollit), teksa e ka gjetur vazhdimisht rrugën e rrjetës.

Në prag të ndeshjes me Serbinë, e planifikuar në datën 11 tetor, Leskovac, Uzuni ka postuar në “story” foto me partneren e tij, Uarda dhe djalin Prince.

Në orët e ardhshme, lojtarët e Shqipërisë do të nisen drejt Serbisë, teksa të shtunën do të mbahen dueli “jetike” për fatet drejt “Botërorit 2026”. Edhe pse vendimi do i takojë trajnerit Sylvinho, nëse Uzuni do jetë titullar apo rezervë, ky është “shansi i jetës” që sulmuesi beratas të bëjë “heroin” për kombin e vet në fushën e futbollit.  

E pret ndeshja e “jetës” në Serbi, Myrto Uzuni merr
"Story" në"Instagram" i Myrto Uzunit

 

Poll

Lexo gjithashtu