Arbër Hoxha
Arbër Hoxha i trembi të gjithë mbrëmjen e djeshme, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen Gorica – Dinamo Zagreb. Sfida përfundoi 0-2 për Dinamon, por këta të fundit e kishin mendjen tek dëmtimi i shqiptarit.
Ai u zëvendësua në fundin e sfidës dhe krijoi idenë e një dëmtimi tepër serioz. Madje edhe vetë trajneri s’ishte i sigurt për shkallën e dëmtimit që kishte pësuar 26-vjeçari, pasi ai doli me barelë nga fusha.
Por për fat të mirë, sipas raportimeve nga Kroacia, duket se Hoxha s’ka pësuar një dëmtim të shkallës së lartë. Madje, ai pritet të jetë i gatshëm për duelin ndaj Hajduk Split, të shtunën e 6 dhjetorit.
Poll
