
Besiktas ia doli që të fitonte 3-1 përballë Eyupspor në sfidën e vlefshme për Superligën turke. Një gol u shënua nga Milot Rashica, ndërsa shqiptari tjetër Ernest Muçi nuk ishte as në stol.
Në përfundim të ndeshjes, trajneri i Besiktas, Ole Gunnar Solskjaer ka shpjeguar situatën e mungesave në këtë ndeshje. Ai është referuar për mungesën e Ernest Muçit dhe lojtarit tjetër të “shqiponjave”, Topcu.
“Ata janë jashtë skuadrës pasi kanë probleme të vogla dëmtimi muskulor. Ne dëshironim që ata të ishin këtu sot, por janë jashtë për shkak dëmtimesh. Shpresojmë që të jenë gati për javën tjetër”, është shprehur Solskjaer.
Nga fjalët e tekniku norvegjez, duket që dëmtimet të mos jenë shumë serioze. Megjithatë, problemet e Muçit vijnë vetëm pak javë para ndeshjes së Kombëtares shqiptare përballë Anglisë në kualifikueset e Botërorit. Dhe një mungesë e mundshme e ish-sulmuesit të Tiranës, do të ishte tepër fatale për kuqezinjtë.