Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E PAPRITUR/ Dëmtohet një tjetër futbollist i Kombëtares, mesfushori humb ndeshjen e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Dëmtohet një tjetër futbollist i Kombëtares,
Arbër Hoxha, Sylvinho, Medon Berisha dhe Berat Gjimshiti

Medon Berisha ka pësuar një dëmtim në kavilje dhe së fundmi ai nuk është shfaqur në stërvitje me ekipin e Leçes. Sipas mediave pranë klubit, mesfushori shqiptar do të humbjë ndeshjen e fundjavës përballë Parmës.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur shkalla e dëmtimit, pasi mungesa mund të shkojë edhe më tej. Një lajm tepër i keq edhe për Kombëtaren shqiptare pak para Serbisë, duke marrë parasysh formën e mirë që Berisha po kalon.

Në javën e fundit të Serie A, kapiteni i Leçes bëri mjaft mirë duke dhuruar asist. Ai madje u përfshi në formacionin më të mirë të javës nga “SofaScore”.

Poll

Lexo gjithashtu