
Armando Broja
Armando Broja është shumë pranë rikthimit në fushën e gjelbërt. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe së fundmi është stërvitur me grupin te Everton.
Me shumë mundësi, Broja do të rikthehet pas 5 ditësh. Por një gjë nuk është ende e sigurt, nëse trajneri do ta grumbullojë shqiptarin për sfidën kundër Brentford apo jo.
Por, ‘ylli’ i Shqipërisë nuk do të mbetet pa ekip dhe minuta loje. Ai është gati që këtë fundjave të aktivizohet me ekipin e ri, Everton U21 për të marrë minuta dhe për të qenë plotësisht gati për skuadrën A.
Poll