Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E mbylli me Fulham, Armando Broja zbarkon në ‘Air Albania’ në ndihmë të Vllaznisë (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
E mbylli me Fulham, Armando Broja zbarkon në ‘Air Albania’
Armando Broja, Vllaznit

Armando Broja ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij me Fulham. Sulmuesi do të rikthehet te Chelsea pas huazimit dhe do të vendosë të ardhmen e tij.

Përpara rikthimit në Londër, Broja ndodhet në Shqipëri këto ditë dhe sot ka vendosur të ndjekë finalen e vogël të Superiores mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e cila luhet në orën 19:00. Sulmuesi i Kombëtares është i pranishëm në stadiumin Air Albania ku i pyetur për arsyen e vizitës së tij, ai u shpreh: Jam këtu si tifoz i Vllaznisë.

Broja pritet të jetë një temë e nxehtë në merkaton e verës pasi Chelsea kërkon ta shesë dhe ekipet e interesuara janë të shumtë. Gjithësesi, fokusi i bomberit është vetëm Euro 2024 aty ku pritet të jetë pjesë e listës përfundimtare të Sylvinhos, e cila publikohet më 27 maj në orën 16:00.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga