Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E KRYER/ Kristjan Asllani largohet nga Interi, kalon te klubi tjetër në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Kristjan Asllani largohet nga Interi, kalon te klubi tjetër
Kristjan Asllani

Raportimet e fundit nga “Footmercato” e bëjnë fakt të kryer kalimin e Kristjan Asllanit te ekipi i Bologna. Zyrtarizimi sipas këtij mediumi ka për të ndodhur në orët e ardhshme.

Tarifa përkon me një largim përfundimtar nga Milano për 17 milionë euro, ndërsa Interi do të ketë të drejtë përfitimi nga rishitjet e mesfushorit shqiptar.

Kontrata është bërë gati në Bologna, 5-vjeçare, çka do të thotë se “regjisori” i Kombëtares vlerësohet tej mase nga klubi i ri dhe me të kanë plane afatagjatë. Vetë Asllani ka dhënë miratimin e tij për këtë lëvizje. 23-vjeçari shqiptar refuzoi fillimisht propozimin e Real Betis, me synimin për të mbetur në Serie A.    

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga