Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E KRYER/ Ishte pranë rikthimit në Superiore, sulmuesi shkodran befason me klubin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Ishte pranë rikthimit në Superiore, sulmuesi shkodran befason
Eraldo Çinari

Gjatë këtyre ditëve është përfolur shumë për të ardhmen e sulmuesit shkodran Eraldo Çinari. Edhe pse prej disa kohësh kishte mbyllur bashkëpunimin me FC Noah në Armeni, duket se ka gjetur klub të ri.

Sipas informacioneve të “Telesport”, bëhet e ditur se Çinari ka arritur akord me ekipin Al-Jabalain FC. Skuadra në fjalë militon në Kategorinë e Parë të futbollit arab.

Vlen të theksohet se për 28-vjeçarin ka pasur interesim konkret ekipe të Superiores, por për terma financiar palët nuk kanë rënë dakord. Të ardhurat duket se kanë bindur Eraldo Çinarin për të vazhduar karrierën në Arabi.   

Poll

Lexo gjithashtu