Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E konfirmon Lecce, mesfushori shqiptar rrezikon grumbullimin me Kombëtaren për sfidat e tetorit

Shkruar nga NEWSPORT
E konfirmon Lecce, mesfushori shqiptar rrezikon grumbullimin me Kombëtaren
Ylber Ramadani - Medon Berisha

Medon Berisha është dëmtuar para dy ditësh, saktësisht para duelit me Parmën. Mesfushori ishte i pafat, teksa ka pësuar një dëmtim muskulor.

Është klubi i Lecces që ka bërë të ditur diçka të tillë, ndërsa ka zbuluar se futbollisti shqiptar ka një zgjatim të rectus femoris. Siç dihet një dëmtim i tillë kërkon minimalisht 3-4 javë për t’u rikuperuar, me Berishën që do të jetë në luftë me kohën.

Kjo pasi tashmë mesfushori rrezikon edhe grumbullimin me Kombëtaren për sfidat e muajit tetor. Ky do të jetë një “hall” për Sylvinhon, pasi nëse Berisha nuk ia del duhet të gjejë një zëvendësues për të.

Kujtojmë se Shqipëria do të luajë dy ndeshje mjaft të rëndësishme në Nations League në muajin e ardhshëm. Të dyja takimet do të zhvillohen në transfertë, përkatësisht ndaj Çekisë më 11 tetor dhe ndaj Gjeorgjisë më 14 tetor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga