
Adrion Pajaziti
Shqipëria mori një fitore të rëndësishme ndaj Andorras me shifrat 3-0. Në këtë sfidë kishte minuta edhe për Adrion Pajazitin.
Mesfushori foli pas ndeshjes, ku shprehet shumë i lumtur për fitoren edhe 3 pikët. Ndër të tjera nënvizoi se është shumë krenar që mban veshur këtë fanellë.
“Jam shumë krenar dhe shumë i lumtur. E kam pritur këtë moment dhe jam shumë i lumtur. Moment i mirë, jam lutur që të më thërras trajneri. Çdo lojtar ka dëshirë të luaj dhe unë jam i gatshëm të jap maksimumin. E kam besimin e trajnerit dhe besoj se jam paraqitur mirë në të dy ndeshjet. Kur t’i duhem trajnerit unë jam gati. Grupi i lojtarëve është shumë mirë dhe ndihem shumë mirë”, ka deklaruar Pajaziti.
Poll