
Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti
Arlind Ajeti është shumë pranë largimit nga Rumania. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mbyllë aventurën e tij me Cluj, për të nisur një të re në Superligën e Turqisë.
Është ekipi i Bodrumspor që ka dërguar ofertë zyrtare në zyrat e Cluj, për futbollistin shqiptar. Vetëm 300 mijë euro pritet të jetë shuma e transferimit të Ajetit nga Rumania në Turqi, me 30-vjeçarin që është dakord me këtë kalim.
Kujtojmë që Bodrumspor është një ekip i sapongjitur në elitën e futbollit turk, teksa po bën një merkato mjaft interesante. Ajeti te ekipi i Bodrumspor do të gjejë një tjetër lojtar të Kombëtares, Taulant Seferin.
Poll