Kristjan Asllani
Kristjan Asllani me shumë mundësi do të largohet nga Torino këtë merkato janari. Edhe pse klubi torinez dhe Inter kishin rënë dakord për një huazim deri në fund të sezonit, gjithçka pritet të mbyllet këto ditë.
Kjo për shkak se Drejtori Sportiv i ri i Torinos, Gianluca Petrachi nuk e do në ekip shqiptarin. Kështu, 23-vjeçari elbasanas do të rikthehet tek “pronarët” e vërtetë, Inter.
Sipas mediave italiane, tashmë klubi nga Milano po punon fort për ta larguar përsëri Asllanin. Sigurisht që edhe këtë merkato, pritet që të luajë në huazim, por në një tjetër ekip, jo me Torinon.
Poll
