Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ "Sylvinho më zhgënjeu", Cristian Shpendi nuk pret më: Do e mendoja një ftesë nga Italia, kam lindur këtu (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ "Sylvinho më zhgënjeu", Cristian Shpendi nuk pret
Cristian Shpendi

Cristian Shpendi është një nga lojtarët më të përfolur së fundmi në futbollin italian. Sulmuesi shqiptar, po shkëqlen me Cesena në Serie B, teksa ka fituar vëmendjen dhe interesin e ekipeve si Fiorentina, Milan e Cagliari.

Por së fundmi, në një intervsitë të dhënë për “Pianeta Biaconero”, futbollisti shqiptar tha se do ta mendonte një ftesë nga Kombëtarja A e Italisë.

“Sinqerisht e prisja ftesën e Silvinjos në nëntor, u zhgënjeva. Më vjen keq pasi rezultoi një edicion i keq i Shqipërisë. Unë jam i lindur në Itali dhe i rritur në Itali. Nuk kam pasur asnjë kontakt me Federatën e Italsië, por nëse vjen një ftesë, sigurisht do ta mendoja”, është shprehur Cristian Shpendi.

Kujtojmë se këtë sezon Shpendi po shkëlqen ku në 16 ndeshje ka shënuar 11 gola. Lojtari ka luajtur me Shqipërinë U21, teksa ende nuk e ka bërë debutimin me Kombëtaren A.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga