Simone Inzaghi dhe Sylvinho tani mund të marrin frymë lirisht. Kristjan Asllani është stërvitur ditën e sotme me pjesën tjetër të grupit, duke treguar se është rikuperuar nga problemi fizik.
Madje, Asllani është gati për ndeshjen e së mërkurës në Champions League, ku Inter do të përballet me Arsenal. Një lajm tepër i mirë ky si për zikaltërit, por mbi të gjitha për Kombëtaren shqiptare.
Kujtojmë që Shqipëria do të përballet me Çekinë dhe Ukrainën në “Air Albania” në mes të këtij muaj. Gatishmëria e Asllanit është një lajm mjaft pozitiv, duke gëzuar kështu edhe Sylvinhon.
Poll