Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Rey Manaj drejt rikthimit në shtëpi, ofertë zyrtare nga ish-kampioni i botës

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Rey Manaj drejt rikthimit në shtëpi, ofertë zyrtare
Rey Manaj

Rey Manaj e mbylli me Sivasspor në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi shqiptar i dha lamtumirën turqve në ndeshjen e fundit në shtëpi duke u përshëndetur me tifozët në tribuna. Bomberi lushnjar shkëlqeu këtë sezon duke shënuar plot 22 gola në kampionat e kupë e duke e mbyllur si golashënuesi i tretë më i mirë pas Edin Dzeko e Mauro Icardit.

Këto shifra e vendosin në qendër të merkatos dhe s’kishte si të mungonin interesimet nga jashtë, kryesisht Spanjë e Itali. Janë pikërisht medier italiane që raportojnë se për ish-sulmuesin e Interit ka mbërritur një ofertë zyrtare nga Como.

Skuadra e sapongjitur në Serie A kërkon lojtarë cilësor për të bërë surprizën në elitën italiane dhe Manaj është dëshirë e ish-kampionit të botës, Cesc Fabregas që është aksioner i klubit. Është thuajse i sigurt rikthimi i tij në Itali teksa mbeten vetëm detajet personale për t’u zgjidhur.

Kujtojmë që Manaj është ftuar gjithashtu edhe në Europian me Kombëtaren shqiptare dhe mbetet për t'u parë nëse e ardhmja e tij do të zgjidhet para startit të kompeticionit apo pas tij.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga