
Arda Kurtulan
Arda Kurtulan mund të lërë Kombëtaren shqiptare. Sulmuesi 22 vjeçar që ka qenë pjesë e Shqipërisë U21 të drejtuar nga Alban Bushi, mund të veshë fanellën e një tjetër përfaqësueseje.
Sipas mediave turke, është Maqedonia e Veriut që i ka dërguar ftesë sulmuesit turko-shqiptar. 22 vjeçari ka marrë këtë ftesë të papritur nga Maqedonia, teksa lojtari është në pritje të një ftese edhe nga Sylvinho.
Pritet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e futbollistit 22 vjeçar që këtë sezon aktivizohet me Adana Demirspor në Turqi. Përgjatë këtij sezoni, Kurtulan ka asistuar në 4 gola, e shënuar një tjetër.
Poll