Ernest Muçi është i huazuar deri në fund të këtij sezonit te skuadra e Trabzonspor nga ekipi i Besiktas. Lojtari i Kombëtares po tregohet protagonist te skuadra turke, ku ndeshjen e fundit në kampionat madje shënoi edhe gol.
Paraqitja e shqiptarit duket se ka bindur stafin e Trabzonspor. Madje mësohet se trajneri Fatih Tekke , u ka kërkuar drejtuesve të lëvizin “gurët” për Muçin.
Timonieri e dëshiron në skuadër dhe u ka bërë të qartë drejtuesve që të blejnë kartonin e tij nga Besiktas. Bëhet fjalë për shumën e 8.5 milionë eurove që Trabzonspor duhet të shpenzohen për të siguruar kartonin e lojtarit kryeqytetas.
Dhe diçka e tillë duhet të bëhet deri më 31 maj 2026, në të kundërt futbollistit i përfundon huazimi dhe rikthehet te Besiktas. Tashmë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim se ku do të jetë e ardhmja e shqiptarit.
