Mario Mitaj ka vendosur për të ardhmen dhe do të transferohet te Al-Ittihad. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të mbyllë aventurën e tij me Lokomotivën e Moskës për një të re në Arabi.
Lloji i transferimit do të jetë në formë huazimi me klubin arab që do të paguajë 1.2 milionë euro. Por, Al-Ittihad ka dhe të drejtën e blerjes për 5 milionë euro në fund të sezonit. Ndërsa, Mitaj do të përfitojë plot 3 milionë euro në sezon.
Kujtojmë që te Al-Ittihad, 21-vjeçari shqiptar do të gjejë lojtarë me famë botërore si Karim Benzema apo Ngolo Kante. Por, aty janë edhe lojtarë si Fabinho, Luiz Felipe apo Diaby.
Poll