Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Kapiteni i Kosovës lë Dardanët, i bashkohet kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Kapiteni i Kosovës lë Dardanët, i bashkohet
Etnik Brruti

Një lajm i bujshëm vjen nga mediat në Kosovë. Etnik Brruti bëhet me dije se ka vendosur të “braktisë” përfaqësuesen e Kosovës për kombëtaren shqiptare.

21-vjeçari shihej me mjaft perspektivë nga “Dardanët” edhe për kombëtaren A, teksa te Kosova U-21 mbante edhe shiritin e kapitenit. Por siç duket një ftesë nga FSHF-ja i ka ndryshuar mendjen të riut për të veshur fanellën  kuqezi.

Aktualisht kujtojmë se Brruti është një lojtar i Malishevës në Superligën e Kosovës, ku në 23 ndeshje të luajtura në këtë sezon ka mundur të shënojë 1 gol dhe të dhurojë edhe 3 asiste.

Gjithashtu vlen të theksohet se vetëm pas disa ditësh pritet që Sylvinho të shpallë edhe listën e të grumbulluarve për kualifikueset e Kupës së Botës, ku kuqezinjtë do të luajnë me Anglisë më 21 mars dhe 3 ditë më pas me Andorrën në Tiranë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga