Ylber Ramadani
Ylber Ramadani mund të largohet nga Lecce, në janar ose në merkaton e verës. Është mediumi “Transfermarkt”, i cili ka zbuluar një ofertë nga Rapid Bukureshti për shqiptarin.
Pikërisht ditën e sotme është zbuluar ky “thashethem” nga mediumi i njohur, që lidhet me transferimet e lojtarëve. Nuk dihet ende nëse ka ofertë konkrete apo jo, por gjasat e transferimit të Ramadanit në kryeqytetin rumun janë shumë të mëdha.
Kujtojmë se 29-vjeçari luan në Serie A që prej verës së vitit 2023. Lecce e bleu shqiptarin për 1.2 milionë euro nga skocezët e Aberdeen.
Poll
