
Situata e Elseid Hysaj është tepër e ndërlikuar në këtë sezon futbollistik. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është përjashtuar nga Lazio, qoftë nga ekipi i Serie A apo Europa League.
Pikërisht për këtë situatë, ka folur gazetari italian i “La Repubblica”, Giulio Cardone. Ky i fundit duke cituar Hysajn, thotë se nuk po flet për një lojtar të një klasi të lartë, por për një lojtar shqiptar, duke ofenduar të gjithë lojtarë me prejardhje shqiptare në përgjithësi.
“Sigurisht që Lazio u përpoq të gjente mënyra për të shkëputur kontratën e Hysajt, por për ata që kanë kontratë deri në vitin 2026 me gati 3 milionë euro në sezon dhe është e vështirë të gjesh zgjidhje.
Mes Arabisë, Turqisë dhe vendeve të tjera, është krejt e pabesueshme që nuk është gjetur një zgjidhje. Nuk është se po flasim për një top lojtar, por ai është një lojtar shqiptar”, është shprehur gazetari Giulio Cardone.