
Enea Mihaj
Enea Mihaj është një nga të grumbulluarit e Sylvinhos për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Mbrojtësi po shkëlqen me Famalicao në Portugali, ku madje ka arritur të fitojë edhe shiritin e kapitenit.
Kontrata me portugezët i përfundon në funs të këtij sezoni dhe tashmë për të kanë nisur interesimet e para. Në Spanjë bëhet me dije se janë 3 ekipe që kanë po shqyrtojnë këtë mundësi.
Girona, Celta Vigo dhe Rayo Vallecano, të cilët synojnë të përforcojnë repartin e tyre të mbrojtjes me 26-vjeçarin. Ky i fundit kujtojmë se në karrierën e tij futbollistike para se të kalojë në Portugali ka luajtur në Greqi dhe nëse transferohet në Spanjë do të ishte aventura e tij e parë në kampionatin spanjoll.
Poll