Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Cristian Shpendi gati për elitë? Sulmuesi shqiptar kërkohet nga “bardhezinjtë” e Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Cristian Shpendi gati për elitë? Sulmuesi shqiptar
Cristian Shpendi

Me largimin e sulmuesit, Lorenzo Lucca-s drejt Napolit, klubi i Udinese është gati të gjejë zëvendësuesin. Ndërkohë që në “skenë” ka dalë emri i shqiptarit, Cristian Shpendi.

Sulmuesi shqiptar po shihet me shumë kujdes dhe seriozitet nga klubi “bardhezi”, të cilët mendojnë se Shpendi është pikërisht i duhuri për sulmin. Megjithatë, në ditët në vijim pritet të nisin edhe bisedimet konkrete.

“Bomberi” 22-vjeçar ka bërë mjaft mirë me Cesena, ekipi i vetëm ku ka luajtur gjithë karrierën. Në 101 ndeshje me skuadrën A, Shpendi ka shënuar 36 gola dhe ka asistuar në 8 të tjerë.

Gjithashtu, vlen të përmendet se sulmuesi 22-vjeçar ka edhe 8 ndeshje me fanellën e Shqipërisë U21 dhe 8 ndeshje të tjera me kuqezinjtë U19, ku në total ka shënuar 4 gola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga