
Cristian Shpendi
Cristian Shpendi po kalon një nga momentet më të mira të karrierës. Në këto kushte, sulmuesi 22-vjeçar i Kombëtares shqiptare me shumë mundësi do të largohet nga Cesena.
Mos në janar, kalimi i tij nga Cesena në një skuadër tjetër do të ndodhë patjetër në verë. Sipas mediave italiane, klubi i Genoa ka shfaqur interesim serioz për “yllin” e Kombëtares shqiptare.
Madje, drejtori sportiv i klubit të Serie A, Marco Otolini ka qenë prezent në ndeshjen e fundit, ku Cesena u përball me Sampdoria. Pritet të shihet se ç’do të ndodhë me të ardhmen e shqiptarit.
Poll