
Besiktas po i nënshtrohet një revolucioni në skuadër. Sezoni i ri do t’i gjejë bardhezinjtë me një organikë të ndryshuar me elementë të rinj që pritet të rrisin ndjeshëm kualitetin. Sezonet e fundit kanë qenë larg rivalëve të përjetshëm, Galatasaray e Fenerbahce e kjo ka qenë e tepërt si për fansat ashtu edhe drejtuesit.
Në këtë merkato po afrohen lojtarë cilësor si Ciro Immobile, Rafa Silva apo Gabriel Paulista. Por, nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq. Besiktas ka piketuar si objektiva merkatoje disa futbollist të Shqipërisë si Ardian Ismajli dhe Mirlind Daku. Së fundmi, listës së kuqezinjve i është shtuar edhe Mario Mitaj,
Nga sa bëjnë me dije mediat turke, është dërguar edhe një ofertë në drejtim të Lokomotivës së Moskës për shërbimet e 20-vjeçarit nga Malësia e Madhe. Mitaj, te Besiktas do të gjejë edhe shokun e tij të ngushtë në Kombëtare, Ernest Muçin, poashtu edhe shqiptarin tjetër Milot Rashica.