Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ 10 vite pjesë e Kombëtares, mbrojtësi i krahut i jep fund me Shqipërinë

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ 10 vite pjesë e Kombëtares, mbrojtësi i krahut i jep
Hysaj, Xhaka, Kaçe dhe Lenjani

Ermir Lenjani nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi 35-vjeçar ka vendosur që të tërhiqet nga kuqezinjtë, për t’u lënë rrugën e hapur lojtarëve të rinj.

Lenjani ka qenë pjesë e Kombëtares për plot 10  vite, duke marrë pjesë dhe qenë protagonist në një kompeticion presitigjioz dhe historik për Shqipërinë, siç ishte Euro 2016. Në 44 ndeshje si kuqezi, mbrojtësi i krahut të majtë ka shënuar 5 gola. Teksa kujtojmë, që debutimin e tij me fanellën e Kombëtares shqiptare, 35-vjeçari e ka bërë më 15 nëntor të vitit 2013.

Lajmin për tërheqjen nga Kombëtarja, e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale.

Postimi i Ermit Lenjanit:

10 VITE KUQEZI, 10 VITE KRENARI & REALIZIM I ËNDRRËS SË FËMIJËRISË

Të dashur miq,

Dua t’ju njoftoj se kam vendosur të tërhiqem nga Kombëtarja shqiptare. Një vendim aspak i lehtë, por besoj që është momenti i duhur. Për mua ka qenë gjithmonë nder dhe përgjegjësi e madhe të vesh fanellën e kombit tim.

Jam shumë krenar që emri im është pjesë e historisë së futbollit shqiptar dhe që ëndrra ime e fëmijërisë u realizua në vitin 2016, ku bëmë krenarë kombin kuqezi me përfaqësimin historik për herë të parë në një Kampionat Europian.

Kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga debutimi në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, te goli i parë në “Elbasan Arena” ndaj Danimarkës, fitorja historike në “Francë 2016” ndaj Rumanisë dhe grumbullimi im i fundit në muajin mars 2023 me Kombëtaren, ku nisi edhe rruga drejt kualifikimit në “Euro 2024”.

I jam falënderues Zotit, familjes time dhe çdo personi që më ka qëndruar pranë në çdo moment. Çdo fillim e ka një fund dhe rrugëtimi im nuk do të ishte i mundur pa trajnerët Gianni De Biasi, Christian Panucci, Edoardo Reja dhe Sylvio Mendes Campos Júnior, të cilët dua t’i falënderoj nga zemra për besimin e dhënë.

Gjithashtu, dua të falënderoj stafin teknik të Kombëtares, Federatën Shqiptare të Futbollit, Presidentin Armand Duka dhe të gjithë shokët e skuadrës që më kanë mbështetur në rrugëtimin më të veçantë të jetës time.

Në fund, falënderimi im më i madh është për tifozët e Kombëtares shqiptare. Në çdo stadium në Shqipëri dhe në Europë jemi ndjerë si në shtëpinë tonë, falë jush, tifozët më të mirë në botë. Tani e tutje jam si të gjithë ju, gjithmonë krah Kombëtares shqiptare dhe djemve kuqezi.

Faleminderit nga zemra shqiptarë. Një kapitull i mbyllur, por një rrugë e përjetshme!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lenjani Ermir (@lenjaniermir)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga